Inceneratorët, Basha: Koka e vjedhjes së 430 milionë eurove Edi Rama, komisioni po zbulon fakte të reja

0
55

Problemi kryesor i vendit mbetet korrupsioni qeveritar! Kështu e nisi fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, kryedemokrati Lulzim Basha.

Duke iu drejtuar mazhorancës ai tha se ftesat për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit atë të inceneratorëve, le ti mbajnë për vete.

“Nëse nuk do e perceptonit veten si skllevër të të parit të qeverisë, nuk duhet të flisnit për asgjë tjetër përveç aferës 430 milionë euro për inceneratorët. Komisioni hetimor parlamentar, po zbulon përditë faktet dhe dëshmi se si ka ndodhur kjo vjedhje që është një skeme e strukturuar, e paramenduar dhe e mirëllogarittur për të vjedhur 430 milionë nga lekët e shqiptarëve. Kjo skemë përfshin ministritë kryesore me në krye zyrën e kryeministrit. Edi Rama nuk mund të lajë duart apo gishtat. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni gjigand të qeverisë është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama. Asgjë nuk mund të kishte ndodhur dhe ndodh pa mbështetjen dhe miratimin e tij. Kjo është arsyeja pse Edi Rama e mbylli komisionin dhe u rihap vetëm pas kërkesës së opozitës”, u shpreh Basha.

Ai tha se dëgjesat e ditës së parë në komisionin hetimor, konfirmuan vjedhjen prej 430 milionë eurosh ku është përfshirë e gjithë qeveria.

Basha përmendi edhe emrin e deputetit socialist, Alqi Bllako, për babanë e të cilit tha se ka marrë 10 milionë lekë rrogë mujore nga inceneratorët.

Sipas tij, pagesat për inceneratorin kanë nisur dy vite para nisjes së punimeve, kur djegia nuk ka nisur, ndërkohë që prej 2018, shqiptarët paguajnë 29 euro për ton mbetje.

“A ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo, pa dijeninë, pa miratimin, jo pa lyerjen e gishtit, por pa marrjen e tepsisë nga Edi Rama?!”, tha ndër të tjera Basha.

Shkruaj nje koment