Ka ndërruar sot jetë në moshën 74-vjeçare shkrimari i njohur Bardhyl Londo. Prej dy muajsh ai ndodhej i shtruar në spitalin Onkologjik, ku gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit.
Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Ai vijoi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës.
Pas përfundimit të fakultetit ai do të punonte për gazetën letrare “Drita”. Londo ka qënë gjithashtu kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Ndërsa është nderuar me çmimin “Migjeni”.