Zjarri në traget/ Mediat greke: 2 persona të bllokuar në mjet, 10 të zhdukur

0
225

Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje nga zjarri që përfshiu tragetin pasagjerëve “Euroferry Olympia” në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa po lundronte në afërsi të ishullit të Korfuzit.

Janë identifikuar 278 nga 290 pasagjerët që ndodheshin në bordin e tragetit.

Sipas mediave helene 10 persona konsiderohen të zhdukur. Ndërkaq, dy persona, një turk dhe një bullgar,  ndodhen ende të bllokuar në garazhin e mjetit lundrues.

Një operacion shpëtimi me helikopter po zhvillohet aktualisht për shpëtimin e tyre.

Rojat bregdetare thonë se në total ishin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë te ekuipazhit, ku shumica prej tyre ia dolën të ngjiten në anijet e shpëtimit duke u transportuar me ambulancë drejt spitaleve të Korfuzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here