Zgjedhjet e 6 Marsit/ Nis sot zyrtarisht fushata elektorale në gjashtë bashki

0
234

Fushata zyrtare zgjedhore për vendoret e pjesshme të 6 marsit, nis zyrtarisht sot.

 Për shkak të numrit të pakët të bashkive ku do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj, fushata do të zgjasë vetëm dy javë.

 Në 6 mars, do të garojnë 20 kandidatë nga katër subjekte politike për bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë.

 Si asnjëherë tjetër, në këto zgjedhje partia më e madhe e opozitës, ajo demokratike, hyn në garë me dy kandidatë, ata të Bashës dhe Berishës nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Gara më e fortë, pritet të jetë në bashkinë e Durrësit dhe atë të Shkodrës.

KANDIDATËT:

Partia Socialiste

-Shkodër,  Majlinda Angoni
-Durrës,  Emiriana Sako
-Lushnje,  Eriselda Sefa
-Rrogozhinë,  Edison Memolla
-Vorë, Blerim Shera
-Dibër, Rahim Spahiu

Partia Demokratike
-Bashkia Rrogozhinë,  Ferdinand Saraçi
-Bashkia Dibër,  Luan Haka
-Bashkia Vorë,  Ymer Marku
-Bashkia Lushnje, Indrit Sefa
-Bashkia Durrës, Luan Hoti
-Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L 
-Bashkia Vorë,  Lulzim Vrana
-Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
-Bashkia Shkodër,  Bardh Spahia
-Bashkia Durrës, Ardian Muka
-Bashkia Lushnje,  Elton Bano
-Bashkia Rrogozhinë,  Hekuran Xhani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here