Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët ka reaguar pasi deputetja socialiste Ermonela Felaj tha se Jorida Tabaku do kallëzohet në SPAK për shpërdorim detyre. Tabaku deklaroi se Felaj po ngre padi ndaj saj ashtu si Gugallja dhe Mërtiri, duke shtuar se ka detyrë politike të bllokojë hetimin.
Ndër të tjera Tabaku tha se “do t’i kërkojë gardës ta shoqërojë zonjën Felaj nëse prish punën e komisionit”.
DISKUTIMET
Tabaku: E nderuar zonja Felaj, që paskeni ardhur e qetë pas pushimit te një jave. Ju kishte munguar Ermonela?! Znj. Felaj nuk ishte javën e kaluar dhe zv.kryetari, z.Arben Pellumbi, tha se “nuk e dimë nëse po bëjmë mire apo keq për këta dëshmitarë. Ndaj duhet të pyesim”. Unë në cilësinë e kryetares krijova mundësinë për një takim ne SPAK.
Ndërhyn Felaj…
Tabaku: Te lutem, përndryshe do zbatoj rregulloren. Qetësohu dhe pusho! Je duke prishur mbledhjen. Qetësohu dhe pusho! PS eshët krenare qe Ermonela erdhi nga pushimet jashtë dhe erdhi me pushime të plota për te punuar ne ketë komision. Ashtu sikurse u diskutua ne komision, ne cilësinë e kryetares se komisionit, unë organizova një takim me kreun e SPAK. Te nderuar qytetare, nuk ka akuze me te mire sesa nga ata qe sot duhet e ishin para drejtësisë, sesa ajo qe mu be nga znj. Felaj. Felaj në konflikt te pastër interesi sepse ishte pjese e dhënies se një prej fazave te inceneratori dhe do te marre peng punën e komisionit ne javën me te rëndësishme, qe duan te pengojën hetimin, dhe nuk duhet te ishte sot ne komision. Na bën sot moral për diskutimin e ligjit. beje këtë padi edhe për Veliajn dhe Manjen. Këtë kallëzim beje për vete dhe tre anëtare te komisionit. Keni qene vendimmarrëse për Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. Kush është në konflikt interesi është sot këtu duke u bere mbrojtjen ne komision. Ky kallëzim penal që ma ka bërë Gugallja dhe Mërtiri, sot ma bëri edhe zonja Felaj. Detyrat politikë janë pikërisht këto të bllokojnë hetimin.