Gjirokastër/ “GREEN SEED 2 ” çon në pranga një 59 vjeçar

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment