Komiteti Teknik merr vendimin, lehtëson masat për pandeminë

0
53

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë dhe kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë dhe ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë.

Sa i takon masave anti-covid, ministrja Manastirliu thekson se situata po ndiqet ne dinamikë dhe masat do të rivlerësohen në vijim.

“Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vlerësimin e situatës epidemiologjike, vlerësimin e ecurisë së programit të vaksinimit dhe masave anti-covid.

Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën, si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të rivlerësojnë në vijim masat anti-covid”.

Shkruaj nje koment