Kryekomisionerja Von der Leyen: Sanksionet që ne po përgatisim do të kenë një ndikim të rëndë për Rusinë

Në një deklaratë urgjente krykomisionerja e BE-së, Von der Leyen është shprehur se fakti se deklarata e përbashkët me NATO-n është një dëshmi se sa afër BE dhe NATO po i përgjigjen veprimeve të Kremlinit.

Von der Leyen tha se “uniteti është forca jonë”, teksa theksoi se sanksionet që ne po përgatisin do të kenë një ndikim të rëndë.

Kryekomisionerja e BE-së tha se Ekonomia e Rusisë tashmë është përballur me presion të shtuar dhe se masat e BE-së do të dobësojnë pozicionin teknologjik të Rusisë në fushat kyçe, nga të cilat elita fiton pjesën më të madhe të parave të saj.

Pjesë nga fjala e Von der Leyen:

Qëndrimi ne këtu së bashku është më shumë dëshmi se sa afër BE-së dhe NATO janë duke iu përgjigjur veprimeve të Kremlinit.

Uniteti ynë është forca jonë.

Është detyra jonë e përbashkët t’i bëjmë ballë aktit më të rëndë të agresionit në tokën evropiane në dekada.

Sanksionet që ne po përgatisim do të kenë një ndikim të rëndë. Ekonomia e Rusisë tashmë është përballur me presion të shtuar. Këto presione tani do të grumbullohen.

Masat tona do të dobësojnë pozicionin teknologjik të Rusisë në fushat kyçe, nga të cilat elita fiton pjesën më të madhe të parave të saj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment