Tenton të trafikojë në Greqi 80 kg kanabis, kapet në Qafë Botë/Emri

0
208

“Border” u kodua një operacion i policisë Kufitare të Qafë Botës, në bashkëpunim me të Sarandës, duke vënë në pranga një person, i cili tentonte të trafikonte drejt Greqisë, 80 kilogramë kanabis sativa.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e marra në rrugë operative, se një person mund të transportonte një sasi të madhe lënde narkotike drejt Greqisë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, automjetin tip kamionçinë që drejtohej nga shtetasi  Aleksandër Azizaj, 45 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i kontrollit, u bë e mundur që në brendësi të kamionçinës të gjendeshin të fshehura 74 pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë 80 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip kamionçinë. 

Azizaj u shoqërua në policinë e Sarandës, duke u vënë në pranga për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Shkruaj nje koment