Dhunuan dhe morën peng 22-vjeçarin, dy vëllezërit bien në prangat e policisë

0
227

Dy vëllezër, I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, ranë në prangat e Policisë së Fierit pasi dhunuan fizikisht dhe morën peng për afro një orë një 22-vjeçar me inicialet J.G. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve.

Po nga këto struktura, u proceduan penalisht shtetasit S. J., 21 vjeç dhe K. L., 43 vjeç, pasi për motive të dobëta, në vendin e quajtur “ish QTU”, janë goditur me grushta duke shkaktuar dëmtime të lehta njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here