Pas Lituanisë, Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë

Moldavia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë pas sulmeve të njëpasnjëshme ruse që po godasin Ukrainën.

Presidentja e ish-republikës sovjetike të Moldavisë, Maria Sandu, njoftoi të enjten në mbrëmje se qeveria do t’i kërkojë parlamentit të zbatojë jë gjendje të jashtëzakonshme, teksa vendi përgatitet të presë dhjetëra refugjatë nga Ukraina.

Sandu e quajti sulmin rus një “shkelje flagrante të normave ndërkombëtare” dhe premtoi se vendi i saj do të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. “Në këtë moment, ne jemi gati të strehojmë dhjetëra mijëra njerëz”, tha Sandu.

Disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës, fluksi i trafikut është rritur përgjatë pikave të kalimit kufitar midis Ukrainës dhe Moldavisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment