“69”-ta/ Histori me djaj dhe fallxhorë, Rama vulos humbjen nga Gjirokastra

Nga Gjirokastra , kryeministri Edi Rama ka kaluar çdo pritshmëri , në ankth dhe me frymëmarrjen e rënduar ai e ka përqëndruar fjalimin e tij ndaj militantëve në histori fallxhorësh duke mos ditur çfarë të thoshte për atë çka i ka bërë Gjirokastrës dhe gjirokastritëve në 8 vjet qeverisje. Ai i cilësoi numrat në fletën e votimit të partive 6 të LSI dhe 9 të PD si bashkim i numrave të Djallit, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të mos i votonin. “Sonte në darkë do të më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marrë studion, ky tjetri sonte, por i vërteti është ky sonte. Aty takova një fallxhore dhe pas emisionit më tha fallxhorja, ça bën që i thua Lulit ndahu. Si të ndahet Luli tha. I thashë çfarë po më thua. Ore ngele duke thënë ndahu, ua ke parë numrat ti. Çfarë numrash i thashë dhe më dha letrat. Tha po ça numri është ky? 6 i thashë. Jo tha është 9. Ça numri është ky? Se ty të kemi dhe mësuese matematike (6,9). Të kuptoj tha, s’ke faj ti. Edhe ty të kuptoj. Prandaj edhe ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune njerëzimi, ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69. Vajte tek 6, 9-ën ke, vajte tek 9, 6 ke. More 69-ën të mori djalli dhe të çoi në djall.”-u shpreh Rama .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment