“Jo luftës”, qytetarët rusë protestojnë kundër sulmit ndaj Ukrainës

Mijëra qytetarë rusë dolën në rrugë në qytete të shumta anembanë Rusisë për të dënuar sulmin e vendit ndaj Ukrainës në ditët e fundit.

Nga fotot e siguruara shihen qartë protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar nëpër rrugë ndërsa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftës”.

Protestat u raportuan deri në qytetin me borë të Novosibirsk, në rajonin jugor rus të Siberisë.

Megjithatë, demonstruesit u ndeshën me prani të madhe të policisë dhe më shumë se 1,800 njerëz u ndaluan dhe arrestuan.

Ndërsa nga ana tjetër zyrtarët perëndimorë thonë se ushtria e Ukrainës ka qenë efektive në ngadalësimin e përparimit rus brenda natës në kryeqytetin Kiev.

Por ata shqetësohen se rusët, të paduruar për të shkaktuar një fitore të shpejtë, mund të përdorin masa drastike.

Frika ime do të ishte se nëse ata nuk i përmbushin afatet kohore dhe objektivat… do të jenë pa dallim në përdorimin e dhunës. Problemi është se [Vladimir Putin] pasi u angazhua në mënyrën që ka bërë, kjo tani nuk është një luftë e zgjedhur për të, por një luftë domosdoshmërie”.

Ndërkohë që një pjesë e autostradës Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit u shndërrua në një zonë lufte mbrëmë.

Sipas raporteve të mediave, pamjet u regjistruan pranë stacionit të metrosë Beresteiska të kryeqytetit, vetëm 4 km (2.5 milje) nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment