Bilanci i Covid-19: 111 të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orë

0
182

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e fundit të Covid-19 në vend. 111 persona kanë rezultuar pozitiv me covid, ndërsa dy pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Rastet e reja u shënuan përkatësisht në: 50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.

Kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç. Janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here