Mediat ruse: Ukraina bie dakord të negociojë në Bjellorusi

0
211

Ukraina ka rënë dakord që të zhvillojë bisedime në rajonin Gomel dhe një delegacion rus po shkon atje, tha ndihmësi i Presidentit rus Putin, Vladimir Medinsky.

Kreu i delegacionit vuri në dukje se përfaqësuesit rusë janë të gatshëm për negociata në çdo kohë.

“Çdo orë për ne është një jetë e shpëtuar”, tha Medinsky, raporton Ria Novosti.

Zëdhënësi i Presidentit të Rusisë, Dmitry Peskov vuri në dukje se kësaj dakordësie, i parapriu një bisedë telefonike midis Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Presidenti Lukashenko i bëri thirrje palës ruse dhe Presidentit Putin për të mos e tërhequr delegacionin rus për faktin se u morën sinjale nga pala ukrainase dhe u shpreh gatishmëria për të mbërritur për negociata në rajonin Gomel. Pala dhe delegacioni rus në terren janë plotësisht të gatshëm për negociata, janë duke pritur për ukrainasit”, tha Peskov.

Delegacioni rus mbërriti në Gomel mëngjesin e sotëm. Përveç Medinsky, ai përfshin zëvendës ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, ambasadorin rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov dhe kreun e komitetit ndërkombëtar të Dumës Shtetërore, Leonid Slutsky.

Siç shpjegoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ishte pala ukrainase ajo që zgjodhi Gomelin si një vend për negociata, por kjo gjë u mohua nga Zelensky, i cili deklaroi se nuk mund të negociohet nga një vend prej nga nisi sulmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here