Rriten hyrje-daljet në Shqipëri, kryeson Spanja dhe Greqia

0
200

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin janar janë rritur me 11,9 % krahësuar me një vit më parë.

Nga 454.072 persona që kanë hyrë në vendin tonë, 194.237 janë të huaj. Kështu raporton INSTAT, ndërsa bën me dije se numri i të huajve që ka hyrë në vend është rritur me 4,8 % krahësuar me janarin e 2021-shit.

Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,8 herë dhe Greqia me 3,8 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rënien më të ndjeshme me 33,8 %.

Edhe daljet e shtetasve nga Shqipëria kanë ardhur në rritje. Përgjatë muajit që lamë pas kanë dalë 607.351 persona, 235.431 të huaj.

Shkruaj nje koment