Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev me urdhra nga Kremlini për të vrarë Presidentin Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij, për të përgatitur terrenin që Moska të merrte kontrollin e Ukrainës
Grupi Wagner, një milici private e drejtuar nga një prej aleatëve më të afërt të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe që vepron si një degë e shtetit, fluturoi me mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë “kokën e qeverisë”, Zelensky në këmbim të një bonusi të majmë financiar, raporton ‘Kyiv Independent’
Informacioni në lidhje me misionin e tyre arriti në qeverinë ukrainase të shtunën në mëngjes dhe disa orë më vonë Kievi shpalli një shtetrrethim 36-orësh të vështirë, për të pastruar qytetin nga diversantët rusë.