Zelensky: Mbrojtja e kryeqytetit është prioriteti kryesor për shtetin

0
163

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se mbrojtja e kryeqytetit të vendit, Kievit, është “prioriteti kryesor” për shtetin.

“Kharkovi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishëm për Rusinë. Terrori ka për qëllim të na thyejë. Për të thyer rezistencën tonë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv. Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për shtetin”, tha Zelensky.

Ky i fundit u shpreh se Kievi është i veçantë dhe nëse mbrohet kryeqyteti është i sigurt edhe shteti.

“Ky është zemra e vendit tonë. Dhe duhet të vazhdojë të rrahë. Dhe do të vazhdojë të rrahë, në mënyrë që jeta të triumfojë”, u shpreh ai.

Në mesazhin e tij për ukrainasit, Zelensky e përshkroi gjithashtu sulmin e sotëm në sheshin qendror në Kharkiv si një akt terrori.

“Ky është terror kundër qytetit, ky është terror kundër Kharkiv, terror kundër Ukrainës. Nuk kishte asnjë objektiv ushtarak në shesh. Raketa në sheshin qendror është një terror i hapur, i pa maskuar. Askush nuk do të falë. Askush nuk do të harrojë. Kjo goditje në Kharkiv është një krim lufte.

U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i përgjigjen menjëherë dhe në mënyrë efektive kësaj taktike kriminale të agresorit dhe të deklarojnë se Rusia po kryen terrorizëm shtetëror. Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë për terroristët në gjykatat ndërkombëtare”, tha Zelensky.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here