Mbështetje financiare/ Banka Botërore përgatit tri miliardë dollarë për Ukrainën

0
135

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të efekteve të pushtimit rus, njofton REL.

Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e rritjes së mëtejshme të inflacionit global.

Banka Botërore u zotua se do të ndajë 3 miliardë dollarë për Ukrainën në muajt e ardhshëm, përfshirë së paku 350 milionë dollarë në javën e ardhshme.

FMN-ja tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent.

FMN-ja gjithashtu tha se shpreson të ndajë 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes.

Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here