Sulmet ruse shkatërrojnë qytetet/ 1 milionë ukrainas largohen nga vendi

0
210

Rusia ka vazhduar sulmet gjatë natës në qytetet e Ukrainës, por shënjestra mbetet Kharkiv. Rusët goditën tre shkolla dhe një katedrale në qytetin verilindor të Kharkiv, ndërkohë që shumë ndërtesa të tjera u dëmtuan.

Ndërsa në Okhtyrka, dhjetëra “ndërtesa banimi” u shkatërruan si rezultat i shpërthimeve të artilerisë, shkruajnë mediat e huaja.

Por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet ruse në zonat në veri të Kievit

OKB thotë se 1 milion refugjatë ukrainas janë larguar tashmë nga vendi.

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi.

Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, e quajti të mërkurën ditën më të vështirë të pushtimit rus, mes bombardimeve të rënda dhe numrit në rritje të civilëve të plagosur nëpër spitale.

Në një deklaratë, kryebashkiaku Vadym Boychenko iu drejtua qytetarëve të Mariupolit dhe tha se forcat ukrainase luftuan me guxim kundër atyre që po i qëllonin në shtëpi.

Boychenko tha gjithashtu se infrastruktura kritike ishte shkatërruar dhe se qytetarët janë pa ujë dhe energji elektrike derisa shërbimet komunale t’i rivendosin ato.

“Dhe ju të dashur qytetarë të Mariupolit jeni heronj të mëdhenj. Të gjithë ne po luftojmë për lirinë tonë, për vendin tonë, për Mariupolin tonë të vetëm. Ne nuk po sulmojmë askënd. Ne thjesht jemi ulur në shtëpi. Kjo do të thotë se Zoti është me ne. Kjo do të thotë se e vërteta është me ne. Kjo do të thotë se fitorja do të jetë në anën tonë”, tha ai.

Ndërkohë në Rusi, mijëra protestues rusë janë arrestuar ndërsa studentët dhe intelektualët vazhdojnë të ngrejnë zërin kundër pushtimit të Ukrainës. Policia i shtyp demonstratat menjëherë sapo qytetarët dalin në rrugë, duke i shoqëruar dhe dhunuar ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here