Basha nga Dibra për pushtimin rus të Ukrainës: Kërcënim për mbarë botën demokratike

0
109

Kryedemokrati Lulzim Basha, po zhvillon në Dibër fushatën përmbyllëse me kandidatin për këtë bashki, Luan Haka.

Në këtë takim, Basha foli edhe për pushtimin rus në Ukrainë, duke e konsideruar një kërcënim për mbarë botën demokratike.

“Në zemër të Dibrës, në një ditë kur dielli po shndrit dhe më fort shkëlqimi i tij na duket dhe më i madh se sheshi është mbushur plot e përplot me nëna e baballarë dhe me rininë dibrane që e keni zgjedhur të jetë zëdhënësja e Dibrës. Ja tek jemi mbledhur për një vendim që do merret të dielën. Shumë gjëra kanë ndodhur nga takimi ynë i fundit. Dibra ka dekada që mbahet e izoluar, por dibranët e ndodhur kudo anembanë botës kurrë s`kanë qenë të izoluar nga ngjarjet anembanë botës. Një nga këto ngjarje që po gdhend me shpejtësi atë që do ndodhë në javët e muajt e vitet në vijim është pushtimi që po i bën Rusia Ukrainës, që është një kërcënim për mbarë botën demokratike. Beteje midis të keqes e të mirës, betejë që Dibra e njeh shumë mirë. Se ashtu me numra përherë më të vegjël se ushtritë pushtuese është gjendur gjithmonë në luftra të pabarabarta,”- tha Basha.

Shkruaj nje koment