Ish-eurodeputetja: Nuk ka anëtarësim të menjëhershëm të Shqipërisë në BE

0
176

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian ende nuk ka dhënë një sinjal pozitiv. Teksa Bullgaria mban veton ndaj Maqedonisë së Veriut, Tiranës i është propozuar nga Sofia, të ndahet nga procesi.

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka folur për integrimin e Shqipërisë, dhe vendeve të tjera të Ballkanit Peëndimor. Pack tha , se e vetmja mënyrë që mund të përshpejtonte procesin e anëtarësimit, është një system më i mirë drejtësie dhe luftimi i korrupsionit.

Doris Pack u shpreh e prerë se nuk mund të ketë anëtarësim të menjëhershëm të Shqipërisë apo edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. E vetmja gjë që mund t’i vijë në ndihmë vendeve sipas eurodeputetes, është një process më i shkurtër.

“Nuk është e mundur të bësh një anëtarësim të menjëhershëm, është e pamundur të kesh 27 shtete anëtarët që janë në favor. Mund ta shkurtojmë procesin, mund të bëjmë përgatitje për tregun e brendshëm sa më shpejt. Por edhe aty duhet të ketë një sistem më të mirë, duke pasur sistem drejtësie dhe duke luftuar korrupsionin. Të paktën në një periudhë të shkurtër, mund të hyjmë në tregun e brendshëm”, tha Pack.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here