Roland Bejko: Kemi një projekt të ri politik që do të na çojë në fitore

0
167

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, z.Roland Bejko u shpreh optimist për fitoren e PD-së në të paktën 3 nga 6 bashkitë ku votohet më 6 mars. Bejko tha se PD ka një projekt të ri politik që do ta çojë drejt fitores.

PD është në një projekt të ri politik, sapo ka nisur. Ky projekt do të zhvillohet brenda mandatit 4-vjeçar deri në fitoren e zgjedhjeve.

Çdo parti politike ka projektin e vet. Jam realist, nuk dua të shtoj nota të tjera. Realiteti është i tillë. Nuk mund t’i fitojmë ne të gjashtë bashkitë. Për ne është zgjidhur çështja e vulës, kryetarit, partisë. Votat do t’i shohim më datën 6 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here