Nafta me çmim rekord për dy vite, konfidustria kërkon ndërhyrjen e qeverisë

0
16

Rritja e çmimit të naftës shënoi rekord këtë javë. Pikat e karburanteve e tregtonin naftën me 210 ose 220 lekë/litër.

Konfindustria i është drejtuar sërish qeverisë, kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për të ndaluar rritjen e mëtejshme të çmimit nga agjensitë ekzekutive.

Sipas konfindustrisë, bëhet fjalë për rritjen e tarifave të koncesionet të metrologjisë së karburanteve, e cila do t’i sjellë kosto jo vetëm biznesve por edhe qytetarëve. Vlera llogaritet deri në 70 milionë euro shtesë në kosto.

Konfindustria kërkon nga kryeministri të vlerësojë dhe të ndërhyjë në uljen e barrës fiskale të karburanteve.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria i kërkon Kryeministrit Edi Rama  të ndërhyjë për të ndërprerë cdo nismë absurde të agjensive ekzekutive, që do të shtrentojë më tej cmimet e karburanteve edhe kështu në nivelet më të larta historike me mbi 200lekë/litër në javën e parë të marsit 2022 si dhe kahje të fortë rritëse të mëtejshme.

Fjala është për njoftimet, se është parashikuar dhe po punohet nga ekzekutivi për rritje të tarifave të koncesionit të metrologjisë të karburanteve, që do ti kushtojnë biznesit dhe qytetarëve 70 milionë euro shtesë. Shuma e mësipërme dyfishon në 140 milion euro vlerën e koncesionit në fjalë, shumë të përfolur për efektivitetin në shërbim të interesit publik.

Konfindustria i kërkon Kryeministrit të Shqipërisë të vlerësojë seriozisht dhe me shpejtësi uljen e barrës fiskale të karburanteve, që shkojnë deri në 60% të cmimit fundor shoqëruar domosdoshmërisht me ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK.

Cmimet historike të larta të karburanteve në vlerë absolute dhe krahësimore me rajonin dhe më gjerë si dhe cilësia jashtë standartit e tyre kanë një ndikim shkatërrues afatgjatë për biznesin, industritë dhe ekonominë kombëtare, duke shkuar në përfitim të drejtëpërdrejtë të karteleve, korrupsionit dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve.

Shkruaj nje koment