Shënohet incidenti i parë në procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit.
Në qendrën e votimit numër 14/99 në Durrës procesi është u ndërpre përkohësisht pasi një komisioner i PD-së është goditur nga një person. Incidenti ndodhi te dera e jashtme e QV-së.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe mori në pyetje komisionerin e përfshirë në konflikt dhe votimi rifilloi pas disa minutash.