Kriza e energjisë elektrike, Balluku: Na pret verë e vështirë, qeveria do të shtrëngojë rripin

0
19

Situata me energjinë elektrike do të vijojë të mbetet një problem më vete edhe për sezonin pranverë-verë. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Në një intervistë për Vizion Plus, Balluku u shpreh se për shkak të reshjeve të pakta të shitu dhe borës, situata vijon të mbetet emergjente, duke theksuar se vendi do të gjendet përballë një vere të vështirë.

“Nga çfarë duket situata aktuale gjeopolitike, do të jetë një verë shumë e vështirë.  Kemi patur ditë dimër të ftohtë me shumë diell dhe për fat të keq nuk kemi as reshje dëbore në sasi të mëdha, që do të na siguronin një prurje të shtuar nga shkrirja për periudhën e pranverës”, tha Balluku.

E pyetur nëse do ta ndikojë situata emergjente furnizimin me energji elektrike të qytetarëve, Balluku u shpreh se qeveria do të shtrëngojë rripin për t’iu siguruar furnizim.

“Për fat të mirë, qytetarët qeverisen nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama dhe kjo situatë nuk do të thotë asgjë për ata, por për ne do të thotë që qeveria do të shtrëngojë rripin dhe do të detyrohet që të mbrojë qytetarët, ashtu siç ka bërë deri më tani, duke i mbrojtur nga çdo ekspozim i mundshëm i çmimeve të energjisë”, u shpreh ministrja.

Shkruaj nje koment