Rezultati i 6 marsit, Lulzim Basha tregon dy drejtimet ku do të ecë PD

0
197

Kryedemokrati Lulzim Basha, tha për mediat, se  shumica dërrmuese e shqiptarëve, e kanë kuptuar edhe më , nevojën për një reformë të thellë zgjedhore.

“Sot kemi një sistem politik, në shërbim të politikanëve, të një grushti, që e kanë kthyer në një pushtet që i pasuron, ndërsa qytetarët i varfëron. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi, është anormalitet, asgjë s’ka ndryshuar me krimet zgjedhore të 25 prillit, përkundrazi problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe, me një numër të ulët votuesish, është fakt që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor, se nuk kishte asnjë garanci shtesë. PD-së, iu mohuan komisionerët. Aleanca e non gratave kërcënoi bashkë me bandat në Vorë, komisionerët vendas.

Ai tha se janë dërguar në SPAK tre denoncime, për Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën, si dhe KZAZ e Vorës për mos përmbushje detyre.

I pyetur nëse Sali Berisha, u konfirmua në 6 mars, ai foli për individë që kanë dëmtuar Partinë Demokratike.

Në këtë drejtim shtoi se askush nën ndikimin e krimit të organizuar, krimit dhe korrupsionit, nuk mund të jetë e ardhmja e vendit.

“Kemi detyrë të lexojmë mirë se çfarë do të thotë pjesëmarrja 30% në zgjeshje. Nuk mund të arrijmë në konkluzione të paqena apo të parafabrikuara. Le ti shohim gjërat siç janë, shqiptarët e kanë humbur besimin tek demokracia dhe vota, dy janë drejtimet kryesore ku do ecim: Reformë zgjedhore që t’iu ofrojë shqiptarëve, politikanë të zgjedhur nga vota e tyre. E dyta që PD, të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre”.

Pas rezultatit, tha se demokratëve iu takon që të bëhet një reflektim i thellë sa i takon transformimit të brendshëm që ka nisur, nevojës për t’iu folur njerëzve, për ti dëgjuar dhe përfaqësuar.

“Nëse beteja ndaj regjimit të Edi Ramës ka qenë për shkëputjen e regjimit nga njerëzve, kemi detyrë parësore që ne si parti të bëjmë reflektime të brendshme të mos e trajtojmë PD dhe opozitën si qëllim në vetvete, por si instrument në duart e njerëzve. Nuk është koha as për ti ikur përgjegjësive, por as për të bërë sikur jetojmë në planet tjetër. Janë asgjësuar zgjedhjet në 25 prill, PD është vendosur në një sulm masiv për nevoja personale”.

Ai u zotua për të hapur hapësira për mendimin e lirë, duke iu ofruar njerëzve një platformë për ta nxjerrë vendin nga krizë.

“Ishte e vështirë kur kishim përballë regjimin e Ramës, jo më tani që kemi shumë faktorë që kanë vendosur që të punojnë për interesin e tyre. PD do jetë një parti në shërbim të shqiptarëve. Reformim të thellë brenda PD, në mënyrë që qytetarët të gjejnë zgjidhjen dhe hallet e tyre, do të reformohemi duke dëgjuar dëshirat, kritikat dhe aspiratat e tyre, do të ofrojmë zgjidhjet për këto probleme. Këto zgjidhje do i kthejmë në realitet. Jemi në një situatë anormaliteti. Së pari në katër bashki, vendet kanë mbetur vakante, për shkak të dekriminalizimit, nga pjesëmarrja e ulët, humbje e besimit të shqiptarëve te vota, kanë humbur besimin sepse së pari, që njerëzit të kenë besim te procesi zgjedhor 30% pjesëmarrje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here