Përgjysmohen rastet e të infektuarve me Covid, 1 viktimë në 24 orët e fundit

0
104

Si rezultat i 1028 testimeve, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe një humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë. Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Shkruaj nje koment