BB: Fitimet nga puna në vendnumëro në Shqipëri nga 2015-2019, të fundit në Rajon

Produktiviteti i punës në Shqipëri ka mbetur në vendnumëro, çka do të thotë se fitimet e shqiptarëve nga puna nuk kanë ndryshuar.

Shqipëria jo vetëm renditet e fundit në Rajon në këtë drejtim, por po thellon hendekun nga viti në vit sipas një studimi të fundit të Bankës Botërorë që trajton ecurinë e tregut të punës para dhe pas pandemisë në vendin tonë.

Siç shihet në grafikun bashkëngjitur produktiviteti i punës i matur nga fuqia blerëse për një person të punësuar në Shqipëri ishte 20 mijë dollarë në vit. Kjo shifër mbeti e njëjtë nga 2014-2019, duke e renditur vendin tonë të fundit në rajon.

Vendet e Rajonit jo vetëm që kanë produktivitet më të lartë të punës, por kanë përparuar më tej vitet e fundit. Psh PBB për një të punësuar në Serbi ishte 52 mijë dollarë në vitin 2015, ndërsa në vitin 2019 ishte 58 mijë dollarë, referoi Banka Botërore

Deri në fillim të vitit 2020, tregu i punës në Shqipëri ishte në drejtim pozitiv, duke dëshmuar rritjen e punësimit dhe pjesëmarrjen e femrave në fuqinë punëtore.

Por pavarësisht këtyre rritjeve në punësim, produktiviteti i punës në Shqipëri është i ulët dhe ka mbetur në vendnumëro kohët e fundit

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment