Balluku ‘këshillon’ shqiptarët: Ecni në këmbë, konsumoni më pak naftë

0
75

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka një “këshillë” për shqiptarët ndërsa çmimet e karburanteve vijojnë të rritjen dita-ditës dhe qeveria nuk po mer asnjë masë.

Ajo sugjeroi që në vend të makinës, të ecin në këmbë.

Balluku: Çmimi i energjisë është një hall shumë i madh, por sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari. Kjo është edhe arsyeja pse po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës. Ka edhe një mundësi tjetër për naftën. Duhet të konsumojmë më pak. Mos marrim makinën për të blerë bukë apo cigare te cepi i rrugës, por të ecim në këmbë. Kështu ndodh kur rriten çmimet. Ky është një produkt që tregtohet nga privatët dhe nuk ka çfarë bën shteti.

Shkruaj nje koment