Pas naftës, edhe vaji bie pre e abuzimeve: 1 litër tregtohet me 300 lekë

0
12

Çmimi i vajit për gatim në disa markete të Tiranës kushtonte 40 lekë më tepër. Kështu një litër vaji kapi vlerën e 300 Lekëve. Sipas Ekspertit të Ekonomisë, Klodian Muço, tregtarët po rrisin çmimet e produkteve të shportës duke u justifikuar me luftën në Ukrainë.

“Kompanitë në momentin që vendosin të bëjnë një raport afatgjatë sidomos grosistët marin sasi për një vit radhazi që teorikisht çmimi është paracaktuar, edhe pse këto luhatjet në bursë do të reflektohen, por jo me ndryshime kaq të mëdha. Tregtarët duket sikur po përfitojnë nga situata në të cilën ndodhen”, tha Muço.

Gjithashtu me 30 Lekë është janë rritur edhe çmimet e produkteve ushqimore që nuk eksportohen nga Ukrainë apo Rusia, si sheqeri dhe orizi.

 “Ka informalitet se po të jetë që mua kompania ma sjell me çmim fiks dhe unë nuk do ta ndryshojë. Çmimi i vajit është rritur, pasi është produkt importi”, thotë Muço.

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës mund të frenohet nëse Autoriteti i Konkurencës nis hetimin ndaj grositëve.

“Teorikisht duhet të ketë një autoritet që të merret me kontrollin e cmimeve , që të kontrollojë që kjo rritje me 30-40 Lek ka ardhë si pasojë e rritjes së çmimit të importit të disa produkteve, apo ka ardhur si pasojë e e abuzimit apo përfitimit që disa tregtarë kanë nga situata ekonomike. Ka një tendencë paniku dhe kjo ka çuar tregtarët që të abuzojnë me çmimet”, shprehet Muço.

Shkruaj nje koment