Pas tri ditësh protesta, çmimi i naftës ulet nën 200 lekë

0
170

Për herë të parë pas protestave të qytetarëve, çmimi i naftës ka zbritur nën 200 lekë për litër, pas rritjes stratosferike.

Siç duket edhe nga foto, në orët e vona të natës së mbrëmshme çmimi i naftes për litër sot është 197 lekë të reja, krahasuar me rekordin prej 290 lekë për litër që kapi vetëm pak ditë më parë.

Krahas karburanteve, qytetarët protestojnë edhe sot në mbarë vendin kundër rritjes së çmimeve të produkteve të shportës dhe shërbimeve.

Autoriteti i Konkurrencës ka deklaruar se ka nisur një hetim për kompanitë që tregtojnë karburante, por edhe për ata që tregtojnë produktet e shportës, si vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer, pas rritjes së beftë të çmimeve.

Nga ana tjetër, Rama njoftoi se nga sot do të ngrihet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit, ku çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here