Nga pensionet te çmimet e shportës dhe taksat/ Miratohet Paketa e Rezistencës Sociale, kategoritë përfituese

0
60

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e krizës dhe rritjes së çmimeve. Paketa përmban 7 pika, në të cilat parashikohet kompensimi me lekë në dorë i disa kategorive.

Duke filluar nga pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë, qeveria do të japë për tre muaj 90 mijë lekë, ose 30 mijë lekë çdo muaj. Paketa parashikon edhe kompensimin e ushqimeve të shportës, diferencën e çmimit të biletës për linjat e transportit urban dhe interurban, ulejn përgjysmimin dhe zerimin e taksës për disa kategori, si edhe financim për bizneset e vogla dhe familjet.

7 PIKAT E PAKETËS SË REZISTENCËS SOCIALE:

1. 3.6 miliardë lekë për indeksimin e pensionit. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 637.522 pensionistëve.

2. Për 434 mijë përfitues qeveria do të kompensojë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës e cila është 7% ose 25 mijë lekë të vjetra plus. Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht si kompensim për: pensionistët që marrim më pak se gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistë që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuar, paraplegjik, tretaplegjik apo të verbër dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike. 434 mijë përfitues nga kjo Paketë Rezistence për tre muaj do të marrin 90 mijë lekë, 30 mijë lekë çdo muaj. Sepse këta janë ata që duhet normalisht të flasin.

3. Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë.

4. Qeveria do të mbështesë të gjithë qytetarët që përdorin linja urbane ose interurbane për të paguar diferencën e çmimit të biletës, qoftë brenda qytetit apo nga qyteti në qytet.

5. Futja në fuqi e ligjit për pagën minimale që do të bëhet 32 000 lekë në muajin prill.

6. Tërheqja me dy muaj përpara për futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat mbi 400 mijë lekë, dhe përgjysmimin e taksës për pagat 500 mijë lekë, si edhe uljen e taksës për pagat nga 150 000 – 200 000 lekë të reja. 56% e atyre që jetojnë me pagë do të paguajnë zero taksa.

7.Shtim me 20 miliardë lekë financimin e mburojës së çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.

Shkruaj nje koment