Basha: Jemi në situatë eksplozive

0
220

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, kreu i PD-së tha se humbja e radhës nuk erdhi për shkak të gabimeve, por për shkak të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar. Basha është shprehur se vendimi i 9 shtatorit nuk zhbëhet dot, por PD duhet të gjejë rrugën e ribashkimit për të shkuar te fitorja.    

Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si t’i bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD-në. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here