Rama: Protestë më të turpshme nuk ka patur ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama ka nisur sërish një tjetër bashkëbisedim në Facebook me qytetarët teksa pak momente më parë u mbajt protesta e gjashtë kundër rritjes së çmimeve.

Në fjalën e tij ai ka ritheksuar se kjo protestë është më e turpshmja në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Sipas tij në çdo vend të botës protestohet kundër Rusisë, vetëm në Shqipëri kundër qeverisë.

Si në asnjë vend tjetër të NATO-s, si në asnjë vend tjetër të botës, që po përjetojnë rritjen e faturave, ne kemi të bëjmë me një kërdi grupi. Që nga protesta e parë e pluralizmit, ka pasur lloj-lloj protestash, të dhunshme që kanë degraduar në një formë apo në një tjetër, por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka patur as nuk ka se si të ketë. Reagim më të turpshëm sesa reagimi në mbështetje të kësaj proteste as nuk ka pasur e as nuk mund të ketë. Për çfarë protestohet, kundër kujt protestohet, se secila nga vendet që po përjeton kërcimin e çmimeve të energjisë, sepse këtu nuk po përjetohet, po protestohet, por po protestohet kundër shkaktarit që është Rusia, nuk ka dalë askush kundër qeverisë së vet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment