Dita e shtatë e protestës/ Qytetarët: Kryeministri të marrë masa, ka kohë deri të shtunën!

0
88

Edhe këtë të martë, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës dhe produkteve ushqimore. Protestuesit janë shprehur se ulja e çmimeve dhe heqja e përkohshme e taksave edhe ligji për minimumin jetik, janë disa nga kushtet që qeveria shqiptare duhet t’i realizojë brenda ditës së shtunë.

Kush abuzon të marrë dënimin e merituar, nuk jemi këtu që kryeministri të krijojë superborde. Vendi jonë i ka ligjet prandaj duhet që ato të funksionojnë,. Vetëm qytetarët të bërë bashkë mund të kthejeni axhendën e tyre që dhe axhenda e zyrave të shtetit të jenë në të njëjtin krahë me to. Ne sot do duhet t’i japim kohë dhe njëri-tjetrit. I japim kohë kryeministrit derti ditën e shtunë”, është shprehur aktivisti Mirgen Qiraxhi.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë paralajmëruar protesta çdo ditë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

Shkruaj nje koment