Zelensky optimist për bisedimet Ukrainë-Rusi: Duken më realiste

0
55

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se ka progres në bisedimet e paqes me Rusinë, pas raundit të negociatave të së martës.

Zelensky tregoi se “pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”. Por ai shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.

Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë edhe ditën e sotme. Presidenti Zelensky do t’i drejtohet gjithashtu Kongresit Amerikan sot.

Shkruaj nje koment