Elsa Lila, nga shkëlqimi në Sanremo te çadrat e grevës së urisë të PS dhe trafiku i drogës

0
23

Policia italiane goditi sot klanin shqiptaro-italian të drogës, duke lëshuar 13 urdhra arresti për disa dyshuar shqiptarë dhe italianë. Mes të dyshuarve të arrestuar, është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila dhe boksier Petrit Bardhi i njohur ndryshe me pseudonimin “Titty”.

Elsa Lila është një nga figurat dhe personalitet më të shquara të këngës shqiptare. Këngëtarja debutoi me sukses në Festivalin e Këngës në RTSH, duke fituar dy herë radhazi çmimin e parë, në vitin 1996 me këngën “Pyes lotin” dhe në 1997 me këngën “Larg urrejtjes”.

Në vitin 1999, Lila u zgjodh “këngëtarja shqiptare e shekullit” nga sondazhi kombëtar i RTSH. Ajo u nderua në vitin 2001, me çmimin “Ambasador i Muzikës Shqiptare në Botë”.

Lila këndoi për herë të parë në Itali në vitin 2003 me këngën “Valeria” në Festivalin e Sanremos. Në vitin 2007, Elsa Lila mori pjesë sërish në Sanremo me këngën “Il senso dell avita”.

Vrasja e nënës së këngëtares

Më 23 maj të vitit 1997, Eva Vishaj nëna e Elsa Lilës, u gjet e pajetë e qëlluar me një plumb në kokë, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Hetimet u rihapën në vitin 2004 dhe prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes.

Albenc Agoni u arrestua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri.

Agoni u gjykua në mungesë dhe u dënua me 20 vite burg me akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.

Në vendim gjykata arsyetonte se “Persona që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.

Përfshirja në politikë

Përveçse këngës, Elsa Lila u shfaq edhe në skenën e politikës, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë vendosi të hyjë në grevë urie në çadrën para kryeministrisë.

Në vitin 2010, këngëtarja iu bashkua deputetëve socialistë në grevën e urisë duke bërë fushatë që qytetarët të mbështesnin kërkesën e PS për të hapur kutinë e zgjedhjeve 2009.  Elsa Lila ka pozuar shumë herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2003 ndau njëfoto me Lilën duke e quajtur një “yll të pashuajtur”.

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe  te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie  me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Shkruaj nje koment