Borrell: Rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, të rritet prania ushtarake

0
45

Përfaqësuesi i lartë i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka ngritur sërish alarmin për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ai ka ritheksuar se rajoni rrezikon destabilitet si pasojë e luftës në Ukrainë, që sipas Borrell, efektet do të shtrihen përtej fushëbetejës.

Kryediplomati i BE-së tha se siguria sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Sipas tij, duhet të ketë një rritje të ushtrive në këtë rajon.

“Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Dhe kjo justifikon “rritje të ushtarëve” në rajon”, tha ndër të tjera Borrell.

Ky i fundit vizitoi dje Shqipërinë. Duke iu referuar tensioneve në zhvillim, ai tha se pasojat janë të pashmangshme, ndërsa shprehu nevojën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor për të evituar influencat ruse dhe kineze.

Shkruaj nje koment