Rama paralajmëron: Masa ekstreme, kush vë çmime të larta do i mbyllet marketi dhe sekuestrohet malli

0
144

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të ngrejë një bord për stabilizimin e çmimeve të ushqimeve, sikurse bëri edhe me naftën.

Ai paralajmëroi furnizuesit se do të përballen me penalitete, nëse përfitojnë nga kjo situatë. Rama bëri me dije se do të zhvillohen kontrolle në markete dhe në rast se konstatohen shkelje, do u sekuestrohet malli dhe do iu mbyllet biznesi.

“Ajo që do të ndodhë është se kush nuk do pranojë këtë vijë sjellje do të përballet me masa ekstreme. Nëse themi çmimi i vajit është ky ai nuk do jetë ndryshe. Kush do e lëvizë për lart do të humbasë sasinë që ka në dispozicion dhe të drejtën për të tregtuar.

Kontrollet në markete për këto çmime do jenë të vazhdueshme dhe pasoja do jetë mbyllja direkt e marketit dhe marrja direkt e çdo gjëje që ka brenda. Uroj të mos vijë puna deri këtu. Nuk po kërkojmë asgjë që cënon palcën e biznesit tuaj. Të garantojmë vazhdimësi edhe për ju. Kështu që e vetmja gjë që duhet të ndani mendjen është se nuk keni për të fituar aq sa normalisht”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here