Ministrja e Financave: 1 person me 130-140 € të ardhura në muaj nuk konsiderohet i varfër në Shqipëri

0
233

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka analizuar se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi në Shqipëri që të mos konsiderohet i varfër.

E ftuar në ‘Opinion’, ministrja thitë se për të mos u konsideruar i varfër, sot një person duhet të fitojë diku tek 130-140 Euro në muaj në Shqipëri.

Delina Ibrahimaj: Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një  për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person.

Sa i përket rritjes së çmimeve, ministrja tha se çmimet kanë ndryshuar nga dita në ditë si pasojë e situatës kaotike.

Sipas saj, shkaku i rritjes, në radhë të parë ka të bëjë me krizën ndërkombëtare për disa produkte, si vaji, mielli që sipas ministres importohen nga jashtë.

Ministrja tha se me bordin që do të ngrihet, do të monitorohen dhe çmimet e shumicës dhe ato të pakicës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here