Qeveria vendos: Ukrainasit mund të qëndrojnë në Shqipëri pa leje për 1 vit

0
214

Këshilli i Ministrave përcaktoi sot afatin e hyrjes dhe qëndrimit te shtetasve ukrainas në Shqipëri.

Në bazë të vendimit, shtetasit ukrainas kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në territorin shqiptar pa leje qëndrimi për një afat 1-vjeçar.

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here