Shembull për t’u marrë/ Në Prishtinë transporti është falas për nxënësit, zjarrfikësit dhe policët

0
76

Komuna e Prishtinës ka vendosur lehtësira për disa kategori përsa i përket transportit urban në kryqytetin e Kosovës.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se përjashton nga pagesa, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

Komuna thotë se ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.

Shkruaj nje koment