Biden paralajmëron Kinën për “implikimet dhe pasojat” nëse ndihmon Rusinë

0
133

Disa orë pas përfundimit lidhjes virtuale që zhvilluan, Shtëpia e Bardhë ka publikuar “leximin” e saj të diskutimit të Presidentit Joe Biden me presidentin e Kinws, Xi Jinping.

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden e paralajmëroi liderin kinez për “implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas”.

Biden gjithashtu me sa duket foli për mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës në Rusi. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se diskutimet, të cilat zgjatën dy orë, ishin “të drejtpërdrejta, thelbësore dhe të detajuara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here