Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë me lëndë plasëse në Itea të Greqisë, 3 persona të zhdukur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një fabrikë lëndësh plasëse në zonën e Iteas, Grevena. Shpërthimi i fuqishëm rrafshoi shumë nga objektet e fabrikës.

Në vendngjarje kanë shkuar 11 zjarrfikëse dhe katër automjete, ndërkohë që po bëhet kontroll për të gjetur persona të bllokuar.

Sipas informacioneve të para dy persona janë plagosur, ndërsa tre persona rezultojnë të zhdukur, të cilët dyshohet të jenë roje të repartit. Fabrika i përket kompanisë ELTEK e cila është themeluar në vitin 2010 me seli në Agalaio të komunës së Grevenës, ndërsa ka të punësuar më shumë se 30 persona.

Objektet shtrihen në një sipërfaqe prej 100 hektarësh, ku ndodhen 14 objekte industriale, depo me një kapacitet total prej 700 ton lëndë të parë dhe 200 ton eksploziv.

Shpërthimi është ndjerë edhe në qytetin e Grevenës, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg fabrikës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment