Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë, rekord edhe në rajon

Shqipëria është renditur vendi me numrin më të lartë të kërkesave për azil.

Të dhënat e publikuar nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Evropian”, (EUAA) tregojnë se numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët vetëm për vitin 2021, është 11,066, nga ku 8,709 aplikime janë për herë të parë, ndërsa 2,356 janë aplikime përsëritëse.

Duke bërë një analizë të këtij treguesi nga viti 2015 kur regjistroheshin 66 mijë aplikime, kërkesat kanë ardhur në rënie. Krahasuar me vitin para pandemisë, vitin 2019, numri i aplikimeve për azil gjatë 2021 paraqitet më i vogël.

Sipas EUAA, aplikimet dhe kërkesat për azil në vendet e BE-së, po rikthehen në shifrat  e para pandemisë. Rreth 617,800 aplikime janë bërë gjatë vitit 2021.

Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të

Grupi më i madh i azilkërkuesve europianë gjatë 2021-shit ishin shqiptarët, të ndjekur nga moldavët. Të dy këto vende kanë paraqitur rreth 70% më shumë aplikime në 2021 sesa në 2020.

Shqipëria mban rekord edhe në rajon për numrin e azilkërkuesve. Në renditje, pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut me 4.992 aplikime për vitin 2021, Serbi me 3.272, Bosnja dhe Hercegovina me 2.545, Kosova me 2.325. Ndërsa vendi me më pak aplikime është Mali i Zi që numëron gjithsej 414 aplikime për vitin 2021.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment