Gruaja e Zelensky: Nuk do ta lëmë armikun të vrasë fëmijët tanë

0
71

“Nuk do ta lëmë armikun të vrasë fëmijët tanë”, thotë Olena Zelenska, gruaja e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e intervistuar nga gazeta franceze Le Parisien.

Në intervistë, ajo rrëfen veçanërisht betejën për të organizuar për evakuimin e fëmijëve të sëmurë në Ukrainë.

Por si ndihet ajo? “Si një qenie njerëzore që ka luftë në shtëpi”, përgjigjet zonja e parë e Ukrainës, e cila prej disa ditësh punon në të ashtuquajturat “kolona të jetës”, një operacion shpëtimi i paprecedentë i kryer në bashkëpunim me zonjën e parë të Francës dhe Polonisë.

Kur u bë e qartë se po bëhej i pamundur trajtimi i fëmijëve me kancer në strehimoret e goditura nga bombat, kërkuam menjëherë një zgjidhje për t’i transferuar ata jashtë vendit. Disa do të qëndrojnë në Poloni, të tjerë do të drejtohen në Francë, Itali, në Gjermani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Fëmijët ndihmohen pa pagesë. Kanceri është një luftë personale për çdo familje të përfshirë. Ata duhet të luftojnë në dy fronte: me sëmundjen dhe me agresionin ushtarak. Që nga fillimi i konfliktit, kemi më shumë se 4000 foshnja të lindura në nëntokë, në metro dhe në streha.

Shkruaj nje koment