“Drejtuesit s’kanë strategji”/ Raporti: Shqipëria ndër vendet me pak influencë në arenën ndërkombëtare, e fundit në rajon

0
15

Shqipëria është ndër  vendet e fundit sa i përket ndikimit që ka në arenën ndërkombëtare. Indeksi Global i Fuqisë së Butë e rendit atë në vendin e 104-t nga 120 që janë gjithësej.

Fuqia e butë përkufizohet si aftësia e një shteti për të ndikuar në preferencat dhe sjelljet e aktorëve të ndryshëm në arenën ndërkombëtare (shtete, korporata, komunitete, publiku etj.) nëpërmjet tërheqjes ose bindjes dhe jo detyrimit.

Raporti i fundit evidenton se Shqipëria ka potencial për më shumë ndikim, ndërsa shton se shkaku që e penalizon është mungesa e strategjive që kanë drejtuesit për ta integruar më tepër atë sa i përket tregtisë, biznesit dhe mardhënieve ndërkombëtare.

Kjo është hera e parë që Shqipëria përfshihet në analizë dhe ka arritur të marrë 29.1 nga 100 që janë në total.

“Drejtuesit s’kanë strategji”/ Raporti: Shqipëria

Sa i përket renditjes krahësuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria listohet e fundit. Në rajon më shumë ndikim ka Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ndërsa në botë ndikimin më të madh e kanë Shtetet e Bashkuara. Ato janë rikthyer në krye të renditjes në vitin 2022. Më poshtë listohen 10 vendet më me ndikim në arenën ndërkombëtare.

Shkruaj nje koment