Tabaku për rritjen e çmimeve: Shqipëria është goditur nga kriza e korrupsionit, jo kriza e luftës

0
176

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka folur për rritjen e çmimeve në Kuvend, ku ka theksuar se Shqipëria është “goditur” nga kriza e korrupsion dhe jo ajo e luftës.

Sipas saj, kjo situatë kishte lindur pa nisur agresioni rus ndërsa thekson se 30% e shqiptarëve sot jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. Ajo kritikoi dhe mënyrën se si e ka menaxhuar qeveria çështjen e energjisë.

“Inflacioni po shoqërohet me një rritje të jashtëzakonshme të varfërisë. Kjo situatë kishte lindur pa nisur agresioni rus. Në kohën e krizës së shpallur nga qeveria ne menduam se do të kishte menaxhim më të mirë. Në momentin kur qeveria duhet të shiste energji ajo blinte, kur duhet të blinte ajo shiste.

Ne thamë që qeveria duhet të marrë masa për një krizë që nuk ka lidhje me dinamikën botërore por e nisur shumë më herët. 30% e shqiptarëve sot jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. Kjo është kriza që vjen nga koncesionet dhe PPP-të. Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës. Nuk bën habi që kryeministri hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë për monopolet”, tha Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here