Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës

Nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë. Njohja e lejeve të drejtimit nga shteti gjerman pritet të lehtësojë lëvizjen me automjete të shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë me rregulla në këtë shtet. Shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani do të mund të drejtojnë automjetet e tyre në këtë shtet edhe me patentat që kanë marrë në vendin tonë. Kësaj pengesë, e cila ka kushtëzuar shqiptarët prej shumë vitesh, i ka dhënë fund Bundestagu. Të gjithë qytetarët shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani dhe kanë një vendbanim të rregullt do të kenë mundësive të konvertojnë këtë dokument pa provime teorike dhe praktike shtesë, siç ka qenë deri më tani.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment